Televizor me ekran të thyer, pluhur i bardhë në tavolinë dhe xhama të copëtuar, pamje nga dhoma e hotelit ku qëndroi Liam Payne

0
131

Lajmi për vdekjen e këngëtarit dhe yllit të popit Liam Payne në Argjentinë, mbrëmjen e vonë të së mërkurës, më 16 tetor, ka shkaktuar tronditje globale.

Liam Payne vdiq menjëherë nga plagët e shumta pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku ai po qëndronte në Argjentinë.

Këngëtari i One Direction ka thyer kafkën e tij, ndërsa shërbimet e urgjencës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Kreu i shërbimeve të urgjencës të Buenos Aires, Alberto Crescenti, tha për Sun: “Roli ynë ishte të arrijmë atje shpejt, t’i jepnim kujdes mjekësor dhe të përpiqeshim ta kthenim, por lëndimet e tij ishin masive. Bazuar në atë që ekipi pa, padyshim që kishte një frakturë të kafkës dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekjen e tij të menjëhershme”, tha ai.

E teksa nuk dihet shkaku që ka çuar këngëtarin të hidhet nga kati i tretë. Thashethemet në media qarkullojnë se ai ka qenë në efektin e drogës dhe alkoolit.

Në mediat e huaja po qarkullojnë edhe pamje nga dhoma, ku qëndronte këngëtari Liama. Situata duhet kaotike me një televizor me ekran të thyer, ndoshta nga një goditje.

Televizor me ekran të thyer, pluhur i bardhë në tavolinë dhe

Televizori i thyer

Ndërsa në tualet është gjetur letër alomini, me shnja djegie dhe disa xhama të thyer. Po ashtu thuhet se në tavolinë është gjetur dhe një pluhur i bardhë, një çakmak dhe një kapak pijesh e djegura.

Televizor me ekran të thyer, pluhur i bardhë në tavolinë dhe

Sendet e gjetura në dhomë
Televizor me ekran të thyer, pluhur i bardhë në tavolinë dhe

Sendet e gjetura në tualet

Pak para se Liam Payne i One Direction të rrëzohej nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë dhe të humbte jetën janë zhvilluar dy telefonata.

Një i Hotel Casa Sur ka telefonuar policinë duke kërkuar një ndihmë urgjente, pasi nj klient ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Në telefonatën e parë punonjësi i hotelit dëgjohet të thotë “kemi një klient që është nën ndikimin e drogës dhe shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Ne kemi nevojë për dikë që të vijë këtu”.

Pas kësaj sërish punonjësi ka bërë një telefonatë të dytë: “nuk e di nëse është në rrezik jeta e klientit. Dhoma e tij ka një ballkon dhe kemi frikë se mund të bëjë diçka”.

Kujtohet se mediat lokale kanë raportuar se Payne “po sillej në mënyrë të çrregullt në hollin e hotelit duke shkatërruar laptopin e tij përpara se të shkonte në dhomën e tij”.

Disa sekonda më vonë punonjësi i hotelit thotë “dërgo një ambulancë, një ambulancë” ndërsa dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë.

Televizor me ekran të thyer, pluhur i bardhë në tavolinë dhe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here