Ikona e kinematografisë shqiptare, Yllka Mujo ka sot ditëlindjen. E madhja Yllkë feston sot ditëlindjen e saj të 71-të. E në këtë ditë kaq speciale për të nuk kishte si të mungonte dhe urimi special i vajzës së saj, Elia Zaharia.
Përmes një postimi në “Instagram”, Elia uron “yllin e familjes” me disa fjalë zemre.
“Ylli jonë sot feston ditëlindjen dhe ne i jemi çdo ditë falenderues Zotit për mamin më të mrekullueshme në botë! Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde. Zoti të dhëntë shëndet e jetën e paç të mbushur plot frymëzim, dashuri, art e ëmbëlsi e shtrenjta jonë! Të duam pafund”, shkruan Elia.
Kontaktin e parë me skenën Yllka Mujon e nisi në moshën 8-vjeçare, kur thotë se u pranua nga Tonin Harapi si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.
Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u inkurajua nga babai i saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur të bëhej vetë aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar babai i ka inkurajuar vajzës së tij, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm aktore, por edhe një nga më të suksesshmet në Shqipëri.
Rolet e saj në filmat shqiptarë janë të shumtë si: Lulet e kuqe, lulet e zeza, Shpella e piratëve, Kush e solli Doruntinën, Rindërtimi, Taulanti kërkon një motër, Kur u hodhën themelet, Zonja nga qyteti, Beni ecën i vetëm. , Rrugët që kërkonin diellin, Malet me blerje të mbuluara, unë i teti në bronz.

