Zbulohet ‘misteri’ që mbart unaza e zezë e Elvis Naçit

0
341

Të gjithë janë bërë kuriozë qoftë dhe një herë të vetme për unazën e zezë që Elvis Naçi mban në dorë dhe nuk e heq asnjëherë. Por a është një dhuratë apo një aksesor që Naçi kërkon ta ketë gjithmonë me vete?

Këtë na e tregon bashkëshortja e tij, Fatma Naçi. E pyetur nga Rudina Dembacaj në “Goca dhe Gra”, Fatma thotë:

“Elvisi nuk para i pëlqen aksesorët, nuk i mban. Unë jam munduar t’ia dhuroj 3 herë unazën e martesës dhe gjithmonë e ka dhuruar ose e ka humbur.

Për inerci nuk e mbaj as unë tani. Unaza që Elvisi e mban është dhuratë nga një mik shumë i ngushtë, që ai e vlerëson shumë dhe është një pajisje smart që është e lidhur me telefonin dhe i tregon Elvisit gjithë kohën rrahjet e zemrës, tensionin, kur duhet të pushojë, gjithë parametrat jetësorë dhe që ai është shumë i kujdesshëm lidhur me shëndetin e tij e prandaj e mban, se ndryshe do ta kishte hequr me kohë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here