Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit, ku akuzohet për falsifikim dokumentash, vepër penale e kryer në bashkëpunim. Këngëtari i njohur ishte nën hetim dhe pas dërgimit të çështjes në gjyq, togat e zeza kanë arritur në përfundimin se ish noteri ka konsumuar këtë vepër penale.
Pas këtij vendimi të Gjykatës të bërë publik mëngjesin e kësaj të enjte të gjithë sy e veshë ishim nga këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Kiara Tito.
Teksa ka vendosur të qëndrojë në heshtje për dënimin e Luizit, Kiara ka reaguar duke postuar projektin e ri të bashkëshortit të saj.

