Falsifikoi dokumentat për të justifikuar paratë e kriminelit, si nisën problemet e Luiz Ejllit me drejtësinë shqiptare

0
118

Gjykata e Fierit ka dënuar me burg fituesin e Big Brother Vip 2 dhe këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.

Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj.

Si nisën problemet e Luiz Ejllit me drejtësinë shqiptare:

Kjo histori e ka zanafillën që në vitin 2021, kur organi i akuzës do të kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Sekuestro e kërkuara asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

Pak muaj pas kësaj sekuestro, Abdurramani i cili po ashtu është dënuar së fundmi me 18 muaj burg ka depozituar aso kohe një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.

Më 25 shkurt 2022, Fatmir Abdurramani paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.”

Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi.

E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojnte dyshime se mund të kishte një shkelje ligjore dhe thelloi hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

Prokuroria kërkoi në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezultoni si deklaratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave shtyu prokurorinë të hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty zbuloi se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date Abudrramani nuk kishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luizit.

Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, prokuroria tha më herët se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria  tha “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli”, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

“Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejllit), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejllit dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, tha Prokuroria muaj më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here