Capital T ishte i ftuari special mbrëmjen e djeshme në ‘Top Arena’, aty ku përpos bisedave për futbollin, nuk i shpëtoi dhe pyetjeve rreth jetës personale.
Këngëtari ndau disa detaje nga koncerti i tij ‘Time Capsule’ e teksa u pyet për vajzën më të bukur shqiptare, se cila ishte ajo, u shpreh publikisht dhe pa hezitim: “Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”.
Ish-Missi gjithashtu në një intervistë të dhënë së fundmi tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin.
Thënë këtë, dyshja ka lënë tashmë të kuptohet se janë në një lidhje bashkë.

