Disa mënyra efikase se si të kurseni para tani që ju duhen më shumë për pushime…

0
128

Të ulni shpenzimet, të shmangni zakonet e këqija të përditshme si dhe gjërat e panevojshme; janë disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojë të kurseni para, të cilat, nga ana tjetër,  mund t’i shpenzoni për gjëra më të domosdoshme.

Shmangni zakonet e këqija
Mund të filloni duke lënë duhanin. Këtu bëhet fjalë pikë së pari për shëndetin tuaj dhe së dyti për paratë. Nëse do ta provoni një muaj, do të kurseni shumë para nga buxheti juaj, të cilat mund t’i shpenzoni për ndonjë udhëtim.

Ulni koston e faturave
Mjafton të tregoheni paksa të vëmendshëm për të ulur koston e faturave të shërbimeve që merrni. Tregoni më shumë kujdes në shpenzimin e ujit, në përdorimin e makinës larëse, të makinës, etj. Qëndrojini strikt listës që keni përgatitur kur dilni për të bërë pazar; në këtë mënyrë do të kurseni kohë por edhe do të shmangni blerjen e produkteve të kota. Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë.

Hapni një llogari kursimi
Kjo është një mënyrë shumë e lehtë për të kursyer para, sepse këto ndahen nga paratë e shpenzimeve. Gjithashtu, mund të përfitoni interes më të mirë për llogaritë e kursimeve, sesa për llogaritë rrjedhëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here