Zbutësi i flokëve, njohur ndryshe edhe me emrin balsami i flokëve, është një ndër produktet më të shitura e më të përdorura krahas shampos. Sa herë që flokët tuaj të pabindur duken si mos më keq, të thatë e të elektrizuar, gjëja e parë që ju vjen ndërmend është një larje e shpejtë dhe sa më shumë zbutës flokësh. Por mënyra si e përdorni mund të ndihmojë, por në të njëjtën kohë të dëmtojë flokët tuaj. Këtoa janë katër rregullat bazë që duhet të ndiqni sa herë përdorni
1.Aplikoni balsamin para larjes: Në përgjithësi shumë femra e përdorin zbutësin pas larjes, por sipas ekspertëve kjo gjë eshtë e gabuar. Ata ju këshillojnë bta përdorni gjithmonë para larjes, në këtë mënyrë flokët tuaj do të shpëlahen plotësisht, do të jenë më të butë dhe do të ruajnë volumin e tyre natyral. Këshilloeht që para aplikimit të balsamit të flokëve t’i krihni ata me krehër me dhëmbëza të gjerë.
2.Mos hidratoni kurrë rrënjët e flokëve: Vajza të aplikosh zbutës flokësh nuk do të thotë të merrni grushte nga kremi ose të spruconi balsamin e lëngshëm në të gjithë gjatësinë e flokut. Rrënja nuk ka ka nevojë për zbutës pasi ajo hidratohet nga sebumi, yndyra e saj natyrale. Mënyra më e mirë për të vendosur kremin zbutës është t’ia nisni nga maja deri në mesin e gjatësisë së fijes.
3.Zbutësi i flokëve duhet të jetë personal: Aksesorët e higjienës personale, ashtu siç e tregon dhe vetë emri, duhet të jenë personalë. Mos e ndani balsamin me motrën, fëmijët ose partnerin pasi ky produkte zgjidhet në bazë të llojit të flokut. Për shembull në qoftë se keni flokë të dobët zgjidhni një krem zbutës me volum, kurse kur keni flokë të të yndyrshëm, zgjidhni një zbutës me pak përmbajtje vajore.
4. Flokët e lyer kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm: Ndryshe nga flokët e palyer, flokët e lyer kanë nevojë për më shumë kujdes. Ekspozimi në diell, ndryshimet klimaterike, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses, si dhe vetë përmbajtja kimike e bojërave i bëjnë ato më të dobët. Për këtë arsye aplikonikrem hidratues të përzier me produkte natyrale si vezë, mjaltë, vaj kokosi etj.
Home Beauty Kujdesi per floket Çfarë duhet të mbani parasysh kur përdorni balsamin e flokëve? 4 rregulla...

