Çfarë do të thotë të jesh i çrregullt sipas psikologjisë?

0
178

Rrëmuja të ndjek gjithandej?! Shtëpia është plot objekte të panevojshme dhe mes tyre humbet gjërat që të duhen?! Koleksione të ndryshme që mbijnë nga s’e pret, dollap i çorganizuar prej të cilit nuk shfrytëzon as gjysmën e rrobave, xhupa njëri mbi tjetrin…a është e gjithë kjo pamje e njohur?

Sipas psikologjisë, e gjithë rrëmuja e jashtme pasqyron gjendjen e brendshme të njeriut! Paqartësia e mendimeve duket edhe në mënyrën e të organizuarit të gjërave të tua. Kështu, rrëmuja bëhet spiuni i gjendjes suaj shpirtërore!
Të ndërgjegjësohesh për këtë, në një farë mënyre, mund të të ndihmojë. Nuk duhet të mendoni gjatë gjithë kohës për mungesën e rregullit sepse do të ndiheni edhe më keq dhe, nga ana tjetër, nuk do përmirësoni asgjë. Shpesh mund ta gjeni veten të paaftë për të vënë rregull qoftë te sendet, qoftë te jeta juaj por kjo situatë mund të ndryshojë. Sidoqoftë, le t’i analizojmë ‘’rrëmujaxhinjtë’ me radhë:

Të çrregullit kronik
Janë pothuajse të pashpresë sepse, në këtë rast, vetëm ngjarjet e gëzuara (çka nuk ndodh shpesh) mund t’i motivojnë për të vënë rregull. Kjo ndodh sepse në mënyrë të pandërgjegjshme u ‘shpërthen’ pozitiviteti dhe inkurajohen, bëhen më të duruar. Nëse ndihen mirë, gradualisht, fillojnë të gjejnë sendet e humbura dhe të vendosin gjërat në vend! Mirëpo, kjo nuk zgjat shumë…

Profili psikanalitik i një subjekti të çrregullt
Sipas psikanalizës, rrëmuja fsheh paaftësinë për të marrë vendime dhe për pasojë, për të marrë përgjegjësitë. Mund të jepni përshtypjen se jeni të gatshëm për çdo lloj kompromisi por, në fakt, është vetëm një mënyrë për të shmangur kufinjtë; nuk doni të shihni deri ku arrini! Pikërisht për këtë i lini situatat pezull, pa zgjidhje, njësoj siç lini sendet gjithandej në shtëpi apo kudo ku jeni. Normalisht, një njeri i rrëmujshëm nuk merr përsipër projekte të mëdha. Sipas ekspertëve, mungesa e rregullit është një mënyrë shmangieje; që në fëmijëri , te personaliteti i një njeriu të tillë, është zhvilluar ndjesia e ndrojtjes çka e bën të mos guxojë shumë nga frika e humbjes.

Njerëzit e rrëmujshëm kanë edhe disa përparësi; arrijnë të zhvillojnë kreativitetin sepse bazohen më shumë te memoria vizive që ju shërben për rigjetjen e sendeve të humbura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here