Në fund të një dite të gjatë, është shumë normale të bëni një dush të nxehtë, më pas të vishesh me pizhame, të lash dhëmbët dhe më pas të flesh. Por a keni ndalur ndonjëherë për të menduar rreziqet e gjumit kur flini me flokë të lagur? Nuk është aq e padëmshme sa mendoni.
Rezultati i parë negativ i gjumit me flokë të lagur është thjesht diçka estetike: nuk mund të parashikoni se si flokët tuaj do të duken në mëngjes. “Nëse përpiqeni të stiloni flokët në mëngjes, ndoshta do të keni vështirësi.
Ekspertët thonë se gjumi me flokë të lagur nuk dëmtojnë rrënjën apo boshtin e flokëve por bëjnë që ato të jenë më delikatë dhe të këputën më lehtësisht.
Nëse e keni të pamundur mos të flini me kokë të lagur sepse duhet të zgjoheni herët për punë dhe nuk keni një kohë tjetër të lirë për ta bërë këtë gjë ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar dëmet. Së pari, ju mund të ndërroni jastëkun tuaj të pambukut me një mëndafshi ose saten. Mëndafshi ka një sipërfaqe shumë të zbutur që është më pak gërryes për flokët tuaj të njomë, kështu që nuk do të përjetoni shumë këputje flokësh. Tjetra, duhet të siguroheni që të flini me flokët tuaj poshtë ose në një bisht të lirshëm, në vend që t’i kapni ato fort dhe të shtrënguara. Përveç kësaj, ju duhet të zëvendësoni lidhëset tuaja me diçka më të butë. Së fundmi, nëse do flini me flokë të lagur mos harroni rregullin më të rëndësishëm që të aplikoni produktet si vaji, zbutësi, serumi etj, për të mbrojtur flokët tuaj.

