“Ferma Vip”, formati që riktheu dëshirën për programe të thjeshtë dhe pa zhurma boshe!

0
127

Vetëm pak ditë më parë, edicioni i parë i “Ferma Vip” mbylli sezonin e parë të suksesshëm me premierat në ekranin e ‘Vizion Plus’ dhe dy kanale dedikuar në ‘Tring 1’ dhe ‘Tring 2’.

Edicionin e parë e fitoi Dijonis Biba, një lojëtar brenda fermës i cili u pa me të gjitha ngjyrat dhe dhuroi emocione të bukura, edhe plot të qeshura.

Formati i sjellë nga producentja e njohur më nuhatjen e rrallë, Holta Dulaku u mirëprit mjaft mirë nga publiku i cili deri më tani ishte mësuar me formate që prodhojnë kontent plot zhurmë dhe hera herës janë kthyer edhe në problematikë.

Me kurimin e saj deri në detaje, Dulaku ka sjellë një edicion mjaft të suksesshëm të “Ferma Vip”, i cili i kujtoi dhe njëherë audiencës programet reale edukative të ardhura natyrshëm dhe pa asnjë ndikim të jashtëm.

Me kurimin e imazhit të fermës ka qenë stilisti i njohur, Ardi Asllani, i cili me syrin detajist dhe shijen e sofistikuar ka sjellë një prezantim imazhi tepër dinjitoz të “Ferma Vip”.

Pas këtij momenti, audienca është shumë kureshtare se cilët  do të jenë konkurrentët e edicionit të dytë, pas këtij kasti fantastik i cili fitoi zemrat e teleshikuesve me spontanitetin dhe natyralitetin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here