Mirëmbajtja e thonjëve kërkon një kujdes tepër të veçantë, pasi është një nga pjesët e trupit që bie në sy shumë shpejtë. Nëse jeni në dilemë se cilat ngjyra të thonjve të shoqërojnë ditët tuaja, hidhini një sy trendeve të kësaj vere.
Blu
Ngjyra blu jo vetëm për thonjtë por edhe në veshje e kudo, mbetet trend këtë sezon.
Limon
Vitin e kaluar trendi për thonjtë ishin ngjyrat neoni, kështu që edhe këtë vit janë rikthyer, por në një mënyrë më të lehtë dhe më të butë. Kjo ngjyrë do ju jap një pamje të freskët dhe shumë verore.
E kuqe klasike
Ngjyra e kuqe klasike duket se asnjëherë nuk do të dalë jashtë mode. Ngjyra e kuqe gjithmonë ka tendencë të tregojë një pamje tepër elegante të duave.
Rozë neutrale
Ngjyra rozë neutrale po merr një përdorim të gjerë, pasi duket bukur dhe klas si në një ambient pune por edhe për një mbrëmje kokteji.
E gjelbër smeraldi
Ndoshta kjo ngjyrë është frymëzuar nga atletet e futbollit, por sido qoftë thonjtë në ngjyrë jeshile të errët në çdo moment do ju bëjnë të dukeni tërheqëse.
Lejla e lehtë
Ngjyra lejla e lehtë, ose ajo e ngjyrës së livandos është tepër tërheqëse dhe që përshtatet me të gjitha ngjyrat e lëkurës. Sigurisht nuk ka si të mos ishte trend i kësaj vere.
Rozë
Pavarësisht ngjyrës së veshjes ekspertët e modës thonë se ngjyra rozë përshtatet lehtësisht me të gjitha.
Argjend
Ngjyra e argjendit po shfaqet kudo në trended e modës, grimit dhe flokëve. Pavarësisht nëse preferoni që e gjithë sipërfaqja e thoit të jetë e lyer me ngjyrë argjendi, apo pjesërisht, duart tuaja gjithmonë do të transmetojnë elegancë.
Portokalli e lehtë
Nëse jeni adhuruese e ngjyrave të ndezura, kjo është nuanca që do ju përshtatet më mirë këtë sezon. Portokallia e butë është një kombinim i neonit që ishte trend i vitit të kaluar, thyer me një nuancë më të lehtë.
Sherebel
Nëse nuk jeni adhuruese e ngjyrës jeshile të errët që përmendëm pak më sipër, ngjyra sherebel, një nuancë me tone më të lehta do të ishte zgjedhja perfekte për ju. Kjo ngjyrë do të transmetojë një finesë të padiskutueshme.
Sherebel
Nëse nuk jeni adhuruese e ngjyrës jeshile të errët që përmendëm pak më sipër, ngjyra sherebel, një nuancë me tone më të lehta do të ishte zgjedhja perfekte për ju. Kjo ngjyrë do të transmetojë një finesë të padiskutueshme.

