Përmes një seti fotografik profesional, “Cohls.eu” ka lançuar koleksionin e ri të verës 2024.
“Time to escape”, koha për t’u arratisur është quajtur koleksioni i sjellë në prag të muajve më të nxehtë vitit.

Në tonalitete që i rinë stinës dhe temperaturave të saj, e verdhë e lehtë, jeshile e lehtë, kafe e lehtë dhe bojëqielli, janë kostumet që do t’i shihni kudo këtë verë.

Modelja që ka pozuar, Alesia Noka ka përcjellë gjithë sensualitetin e saj, veshur me kostumet sportive që të japin gjithë komfortin që të duhet për ditët e nxehta.
Jeni gati t’i vishni dhe të ndiheni rehat?

