Kemi kaluar orë të tëra duke u “pjekur” në diell dhe kur kthehemi në qytet ajo që na shqetëson është nxirrja e lëkurës që për fat të keq ka pak jetëgjatësi. Por mund të bëhet diçka për ta zgjatur ngjyrën e plazhit dhe ndjesinë e verës. E gjitha kjo falë disa zakoneve apo disa strategjive në rutinën tuaj të bukurisë.
Dielli dhe lëkura
Cikli natyror i qelizave të lëkurës është 28 ditë, e më pas ato vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të reja. Kur lëkura është e nxirë, jeta e tyre mesatare shkurtohet pak dhe ndalet në 21 ditë. Bëhet fjalë për një të dhënë biologjike. Për fat të mirë dielli ‘nuk mbyllet’ kur mbarojnë pushimet. Shëtitje në ajër të pastër, nën diell apo një xhiro me biçikletë e ndihmon lëkurën të prodhojë melaninë të re duke rinovuar edhe nxirjen.
Hidratimi
Pas dushit mos u kurseni me kremin për trupin, zgjidhni një produkt të mirë ushqyes apo vaj për ta përdorur mbi lëkurë të lagur.
Kura natyrale pas diellit
Zbuloni vetitë e gjalpit të karitesë, i pasur me vitamina dhe substanca ushqyese dhe aloe verën që ka shumë veti hidratuese e rigjeneruese. Përdorni xhelin e pastër të saj dhe shtoni disa pika vaj. Evitoni produktet që kanë alkool si parfumet, pasi e dehidratojnë lëkurën.
Ushqimi
Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, e pasur me drithëra, fruta e perime me ngjyra të ndihmon të mbash ngjyrën e plazhit edhe për pak.

