Përmes një spoti televiziv, moderatorja e ëmbël e ekraneve shqiptare, Marina Vjollca ka njoftuar rikthimin në ekran.
Vjollca ka publikuar një video në të cilën shihet me një top në dorë, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër, përveç faktit se bënet fjalë për një format sportiv.
”Fillon Europiani, të gjithë sytë te Klani”, ka shkruar moderatorja krah videos ku ka marrë qindra urime nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë se patenta e fundit që Marina ka drejtuar ka qenë “Klanifornia”, një format humoristik i cili e zhvendosi disa vite më parë nën logon e Tv Klan.
https://www.instagram.com/reel/C7mFoG6opp6/?igsh=MXQxbTRnNGZveGt5cQ==

