Sigurisht… u ngatërrove me një Binjak; u ngatërrove! Këtij mashkulli nuk i bën dot ballë asnjë femër. Por ajo që arrin të qëndrojë me të, meriton vërtetë të përgëzohet. Binjaku i lumtur është gazmor, është i mistershëm, është “djalë i keq” dhe të gjitha femrat duan ta sjellin në “rrugë të drejtë”.
Sa e arrijnë këtë pastaj, është më tjetër.
Pra, nëse të pëlqen një Binjak dhe dëshiron të kesh një lidhje plot aventurë dhe të paqëndrueshme me shpërthime, me sjellje të pashpjegueshme dhe shumë egocentrizëm nga ana e atij, jepi, vazhdo! Nuk është nevoja të bësh shumë për ta mbajtur. Madje, e kundërta. Duhet të bësh dhe të dëshirosh shumë pak gjëra, sepse as ai nuk do shumë gjëra. Jepi liri, përshtatju shijeve dhe orareve të tij dhe kaq. Çdo gjë do tëshkojë për bukuri!
Problemet do të fillojnë kur (logjikisht, si gjithë njerëzit) do kesh edhe ti dëshirat e tua dhe do t’i shprehësh ato. Aty, Binjaku nuk do të jetë dhe aq i gatshëm për tu përshtatur. Edhe pse në përgjithësi është njeri i këndshëm, përbrenda është shumë i ndërlikuar dhe i ndrojtur prandaj, përgatitu për një sjellje të prerë, që t’ju bëjë të mos ndiheni mirë. Nëse nuk të shqetësojnë as këto, ai do të vazhdojë t’ju hedhë krunde dashurie kur të kujtohet.
Është lojtar i lindur. Përdor metoda në lidhje, si kjo e krundeve dhe të tjera, si për shembull, bëhet fantazmë kur kështu i thotë truri. Nëse nuk e ke problem të kesh diçka të lirshme dhe jo shumë të vërtetë, Binjaku është i duhuri.

