“BeautyFairAlbania” ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e rrugëtimit 3 ditor në Borsh, “South Outdoor Albania”.
Stenda e Beauty Fair Albania ka zbukuruar imazhin e vajzave, vogëlushëve me bojërat shumë ngjyrëshe e plot xixa.
Edhe këtë vit kjo eksperiencë ka bërë bashkë aventurierët e natyrës, të cilët kanë çelur sezonin në jugun e Shqipërisë.
Kujtojmë se këtë vit Beauty Fair Albania numëroi 21.000 vizitorë, të cilët e kanë treguar mbështetjen e tyre edhe në South Outdoor Albania.


