Rekomandimi për të pirë tetë gota ujë në ditë ka të ngjarë të jetë i tepërt për shumicën e njerëzve.
Sugjerimi për t’i pirë këto gota uji në ditë është bërë gjerësisht i pranuar dhe shpesh shfaqet në udhëzimet shëndetësore.
Por një studim i fundit, studimi më rigoroz deri më sot mbi qarkullimin e ujit, ka zbuluar se njerëzit kanë një gamë të gjerë të marrjes së ujit.
Shumë njerëz kërkojnë vetëm rreth 1,5 deri në 1,8 litra në ditë, më pak se dy litra të rekomanduara zakonisht.
“Rekomandimi aktual nuk mbështetet aspak shkencërisht”, ka thënë Yosuke Yamada, një nga autorët e parë të punimit.
Sipas tij, shumica e shkencëtarëve nuk janë të sigurt se nga ka ardhur ky rekomandim.
Një çështje është se vlerësimet e mëparshme të kërkesave për ujë kanë tentuar të injorojnë përmbajtjen e ujit të ushqimit, e cila mund të kontribuojë në një pjesë të konsiderueshme.
Paçka se pirja e një sasie më të madhe uji nga sa kërkon trupi nuk ka gjasa të jetë e dëmshme për shëndetin, uji i pijshëm i pastër nuk është i lirë të prodhohet./beautyfairalbania.al

