Nëse kur dilni para pasqyrës ajo që ju shqetëson janë dhëmbët e bardhë që ju prishin buzëqeshjen, kemi një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë për ju, e cila nuk do t’ju dëmtojë dhëmbët. Përpara se të zgjidhni zbardhimin me lazer apo mundësi të tjera tek dentisti juaj është më mirë të provoni këtë mënyrë natyrale:
Përbërësit për pastën natyrale:
-Disa lugë çaji sodë buke
-Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë
-Një furçë për dhëmbë
Udhëzimet:
Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë. Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir. Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në furçën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë.
Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.
Nuk këshillohet të bëhet çdo ditë pasi çdo gjë e tepruar por një herë në javë është më se mjaftueshme.

