Një nga stendat më të reja të panairit të bukurisë që po mbahet në Pallatin e Kongreseve është Olivos Beauty Care.
Ashtu siç mund ta dalloni edhe nga emri, produktet e Olivos kanë përmbajtje ekstrakti vaji ulliri, por jo vetëm.
Në stendën e Olivos do të gjeni një shumëllojshmëri produktesh, të cilat mund t’i përfitoni me çmim promocional.
Jo vetëm kaq, por aty mund të mësoni më shumë për hapat që duhet të shtoni apo ndryshoni në rutinën tuaj, dhe për produktet e Olivos që me shumë siguri do të bëhen pjesë e juaja.

