Tuesday, September 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

5 hapat bazë për një lëkurë të hidratuar gjatë gjithë kohës…

Dehidratimi është një fenomen universal, që prek të gjitha lëkurat. Mungesa e ujit theksohet me kalimin e moshës dhe kthehet shpejt në një faktor përkeqësues të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, rrudhat e imta të dehidratimit kthehen në rrudha të thella e të frikshme që pushtojnë gjithë fytyrën. Stresi, ndotja e ritmi i jetës moderne, lënë gjithnjë e më shumë gjurmë në lëkurë. Çdo ditë dhe më tepër, lëkura venitet, asfiksohet dhe humbet freskinë e saj, pasi qelizat kanë mungesa oksigjeni dhe elementësh ushqyes.
Për të minimizuar këtë efekt, ndiqni 5 këshillat e mëposhtme
+ HIDRATONI AMBIENTIN
Ngrohësit që kemi në shtëpi apo zyra, si kondicionerët apo kaloriferët, thajnë ajrin e për pasojë, dhe lëkurën. Rrisni lagështinë në ajrin e ambientit duke vendosur tasa me ujë përpara radiatorit të ngrohësve.
+ KUJDES ME PIJET:
Evitoni gjithçka që përmban alkool, sheqer dhe kafeinë, pasi mund ta dehidratojnë lëkurën, duke e bërë më pak elastike.
+ HANI MIRË:
Dezintoksikohuni, ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, por në asnjë mënyrë mos mbani dieta të rrepta, pasi kjo nuk i bën mirë lëkurës. Do të humbisnit mjaftueshëm yndyrë nga lëkura e fytyrës, po të ushqeheshit me frutaperime të freskta.
+ STRUKUNI NË HIJE:
Dermatologët më të mirë të botës këshillojnë të mbroheni nga rrezet e diellit. Lyejeni lëkurën e fytyrës dhe duarëve me krem kur dilni nga shtëpia.
+ RUAJENI VETEN:
Ndotja e mplak lëkurën, kështu që ruani higjenën, ushqehuni shëndetshëm dhe herë pas here, bëni trajtime të thella estetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles