Femrat më të bukura të botës dinë truke të vogla, në mënyrë që lëkura e tyre të duket bukur dhe shëndetshëm, pa e rënduar me kimikate. Ja cilat janë sekretet e vogla, por që bëjnë ndryshimet e mëdha në fytyrë…
AVULLI HAP PORET
Pas aplikimit të grimit të rëndë, edhe ju e dini se si poret mund të mbyllen, e atëherë vjen deri te shfaqja e puçrrave.
Në një enë të zakonshme hidhni ujë të ngrohtë dhe çaj mente, peshqirin e vendosni sipër kokës, e fytyrën sipër enës.
Do ta ndieni se si fytyra ju pastrohet.
PASTA E DHËMBËVE I THAN NJOLLAT
Kur në pyetje janë njollat apo puçrrat e befasishme, kjo është fshehtësi e shpejtë, të cilën e dinë të gjitha modelet e bukura të botës: në njollat apo puçrrat hidhni pak pastë të dhëmbëve dhe e lini për disa minuta për të ndikuar, më pas e shpëlani.
PINI UJË, qëndroni të hidratuar
Modelet sidomos kanë kujdes rreth asaj se çfarë aplikojnë në lëkurë, por shumë vëmendje i kushtojnë asaj çfarë konsumojnë, përkatësisht përmes ushqimit.
Kështu ato përcaktohen për ushqime të shëndetshme dhe nuk e harrojnë ujin, që shpeshherë e quajnë kyçe.
Maskat në kushte shtëpie
Kur të jeni në shtëpi, zgjidhni ndonjë nga prodhimet e maskave për lëkurë “bëje vetë”.
Te modelet sidomos janë popullore maskat me avokado dhe mjaltë, pas të cilave lëkura është më me shkëlqim dhe më e freskët.
Lejoni vetes një tretman të tillë së paku 1-2 herë në javë.
Mund të përdorni plot maska të tjera me fruta, me mjaltë, me vezë, me bimë të ndryshme, vajra etj.
AKULLI NË SHTRËNGIMIN E FYTYRËS
Duket e dhimbshme, por engjëllushet e “Victoria Seret” betohen në fuqinë e akullit, nëse keni nevojë të keni shtrëngim të fytyrës dhe qarkullim të shpejtë të gjakut.
Hidhni pak akull në një enë dhe hidhni ujin, më pas pastrojeni fytyrën me ujin e akullt.





