Të gjitha femrat do të dëshironin çdo mëngjes të shihnin në pasqyrë një lëkurë rrezatuese që shkëlqen pa patur nevojën e aplikimit të shkëlqyesëve apo highliters-ave. Tashmë është e arritshme falë aplikimit të një scrub-i të veçantë me ngrohje “Dermastir Cranberry Heating Scrub mask”. Ky scrub ofron një ndjesi shumë relaksuese në lëkurë duke u vetëngrohur.
Ngrohja e tij përgatit lëkurën, hap poret dhe aftësia e largimit të papastërtive dhe pikave të zeza rritet shumë. Një tjetër sekret i këtij eksfoliuesi është tek prania e grimcave me përmasa të ndryshme të cilat eksfoliojnë lëkurën si asnjë scrub tjetër duke ofruar një reliev shumë të lëmuar ashtu si xhami. Ja si mund ta aplikoni:
·Në fillim pastroni lëkurën me një xhel larës.
·Aplikoni me furçë në lëkurë të lagur scrubin në të gjithë fytyrën dhe qafën.
·Lëreni 1 minutë dhe shijoni ndjesinë ngrohëse që ofron.
·Më pas masazhojeni me lëvizje rrethore përrreth 2-3 minuta dhe shpëlajeni me ujëtë bollshëm.





