Përdorimi i mjeteve të nxehta si masha e pjastra, stilimi i flokëve në të njëjtin model për një kohë të gjatë, përdorimi i produkteve të ndryshme, larja e shpeshtë, mungesa e lëndëve ushqyese në regjimin ushqimor e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në shëndetin e flokëve!
E sikur të mos mjaftonin këto, bëjmë dhe gabime të tjera gjatë kohës që i lajmë! Mos prisni që një krehje të bëjë magjinë, kur ju i dëmtoni flokët që në rrënjë! Duhet të keni një rutinën tuajë e cila shkon përshtat me llojin e flokut.
Sa më shumë të shkumojë një shampo aq më shumë kimikate ka ajo! Është sulfuri, kimikati që shkakton reaksionin e shkumës, por që nuk bën asgjë më shumë sesa dëmton flokët tuaj! Të gjithë ekspertët rekomandojnë të zgjidhni produktet e kujdesit të flokëve pa sulfur.
2) Larja e shpeshtë e flokëve i dëmton ato dhe u “tërheq” yndyrën e shëndetshme nga rrënjët, duke i lënë të thatë e pa jetë!
3) Bëjeni mike shampon e thatë! Ndonëse vajzat janë skeptike ndaj këtij produkti, kur ta provoni, nuk do hiqni më dorë prej saj. Shampot e thata në trajtë pudre kanë aftësinë të largojnë yndyrën e tepërt nga flokët pa i dëmtuar ato.
4) Përpara se të aplikoni shampon në flokë, sigurohuni që të jenë të lagur. Për një shpërndarje sa më efikase duhet që shampon ta hidhni në dorë e më pas të shkumoni flokët.
5) Balsami duhet aplikuar vetëm në majat e flokëve dhe jo që në rrënjë!
6) Shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë. Kjo gjë do të mbyllë poret duke mbajtur lagështinë brenda rrënjëve të flokëve dhe do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut.





