Videoja e fundit e Dua Lipës me Callum Turner në Francë ka bërë xhiron e rrjetit. Shkak është bërë reagimi indiferent i këngëtares, teksa një fanse ka tentuar të kapë një foto me të.
Ndërhyrja e “bodyguard-it” të Duas ka qenë e menjëhershme, aq sa telefoni i fanses ka rënë në tokë.
Dua ka vazhduar shëtitjen me Turner, duke mos reaguar kundrejt këtij gjesti të rojes së saj së sigurisë.
Disa fansa janë shprehur në komente, se Dua në fakt nuk e ka parë momentin e gjestit të rojes së sigurisë, por të shumtë ishin dhe ata që e dënonin yllin e muzikës pop.
Kujtojmë se prej disa muajsh, Dua po shijon raportin me Callum, pas ndarjes nga regjisori grek.
https://www.instagram.com/reel/C5D2jult5Wj/?igsh=MWluZHBvOXZucGN0cg==





