“Pink Ride” është aktiviteti i radhës nga YWCA of Albania, më datë 9 mars në orën 11:00 në bashkëpunim me SunRide.
Kjo veprimtari vjen pas kauzës “Fjongo Rozë më kujton”, fushatë së YWCA if Albania, kundër kancerit të gjirit.
Duke njohur rëndësinë e forcës së komunitetit, Pink Ride do të jetë një aktivitet që do të na bashkojë të gjithëve. I konceptuar në formën e stërvitjes me biçikletë për rreth 45 minuta në ambiente të mbyllura, në datën 9 mars, veprimtaria fizike do të ndërthurret me kauzën e Fjongos Rozë.
“Pink Ride” ka synim të përcjellë mesazhin e kujdesjes së vetes, promovimin e ushtrimeve fizike dhe stilin e shëndetshëm të jetesës.
Sesioni “Pink Ride“ do të përmbyllet me një nga traditat më të njohura për qetësinë shpirtërore dhe mendore: mantra!
Tani dhe këtu, vetja në fokus, nevoja për të tjerët, forca për të tejkaluar sfidat dhe të mendurit pozitiv do të karakterizojnë mantrën dhe gjithë aktivitetin!

Mos mungoni në këtë nismë sa të shëndetshme dhe shpresëdhënëse! “Fjongo Rozë më kujton“ është një kauzë që ka nevojë për kontributin dhe përfshirjen tënde, të shokut/shoqes që njeh, të një kolegu e kështu me rradhë!
Në 9 mars pedalojmë rozë! Në 9 mars pedalojmë për jetën!





