Një romancë e re duket se është duke lindur në “showbiz”. Bëhet fjalë për nutricionisten Diola Dosti, e cila duket se e ka gjetur dashurinë në Kosovë.
Sipas “Prive” nutricionistja është në lidhje me biznesmenin kosovar, Erolld Belegu.
Burimet e “Prive” kanë rrëfyer se dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në qytete të ndryshme duke shijuar praninë e shoqërinë e tyre.

Kujtojmë se kohët e fundit, Diola është tërhequr nga daljet publike televizive, duke i dhënë më shumë zë lajmeve të fundit!





