Blogeria dhe biznesmenia e njohur italiane Chiara Ferragni është shfaqur për herë të parë në Tv pas të gjithë zhurmës së shkaktuar në rrjetet sociale për mashtrimin e bamirësisë dhe së fundmi ndarjes pas kaq vitesh martesë me Fedez.
Miliarderia ishte e ftuar në “Che Tempo che Fa”, në të cilin u shpreh se është lënduar nga sulmet që ka pasur kudo.
Sa i përket ndarjes nga Fedez, ajo u shpreh: “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk mund t’i mbyllim lidhjet brenda ditës. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim.
Më tej ajo shtoi: “Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, e që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu”, duke hedhur poshtë spekulimet për një ndarje apo krizë të stisur nga vetë ata!





