Tuesday, September 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sipas “Vogue”: Si të keni një lëkurë perfekte në pranverë!

Të gjithë e dimë si është pranera, ku sundon një ajër më i pastër dhe lulet shumëngjyrëshe.

Është sezoni që sjell ndryshime, qartësi dhe fillime të reja dhe mesa duket është më i mirëpritur se kurrë këtë vit.

Pranvera sjell edhe kohën ideale për të rifilluar një rutinë të re të kujdesit për lëkurën.

Nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me ndërrimin e formulave të vjetra me të reja, por ndryshimin e fokusit nga ushqyes dhe qetësues në ndriçues dhe zbutës.

“Vogue” ka folur me ekspertët dhe ka zbuluar saktësisht se si ta bëni atë.

Pastrim i thellë
Ju tashmë e dini se sa i rëndësishëm është pastrimi; një shtyllë kryesore në rutinën tuaj, është po aq kyç në pranverë ashtu edhe në dimër. Truku është të siguroheni që të keni formulën e duhur për llojin e lëkurës tuaj.

“Pastroni për 60 sekonda, dy herë në ditë”, rekomandon dermatologia Dr Ifeoma Ejikeme, duke shtuar:“Sigurohuni që pastruesi të jetë i përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës”.

Trajtimi i akneve
Nëse jeni duke vuajtur nga bllokimi i poreve apo njollat në lëkurë është koha të rishikoni formulat që po përdorni. “Sigurohuni që asnjë nga produktet tuaja të mos e shtojë mbingarkesën, pra hiqni vajrat e rëndë dhe kremrat tepër ushqyes nëse e gjeni veten duke ‘shpërthyer’”, sugjeron Dr Ejikeme.

Mënyra e duhur për të trajtuar zonat problematike është me një eksfoliant dhe maskë, një herë në javë. “Maskat me bazë argjilën ndihmojnë në nxjerrjen e papastërtive dhe qetësimin e akneve dhe puçrrave dhe acidi salicilik është gjithashtu miku juaj”, ka shtuar ajo.

Fytyra e lëmuar
“Nëse lëkura juaj është e ngjeshur apo jo, një eksfoliant është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndihmuar teksturën pasi “ndihmon në pastrimin e çdo bllokimi dhe ndihmon lëkurën që të ndriçohet, pastrohet dhe të jetë e pastër”, thotë ekspertja e lëkurës.

Gjithashtu ajo ka theksuar një paralajmërim që të mos e teproni me eksfoliantin, pasi mund të shkaktojë thatësi, acarim dhe skuqje.

Fytyrë e ndriçuar
Lëkura perfekte mund të jetë e vështirë për t’u arritur në dimër, pasi temperaturat e ftohta dhe mungesa e përgjithshme e dritës së diellit lënë gjurmën e tyre tek ne.

Në pranverë, gjithçka ka të bëjë me rritjen e shkëlqimit. Lëkura e shëndetshme fillon me një gjumë të mirë, kështu që Mackenzie Paterson rekomandon “të kontrolloni ritmet tuaja natyrore dhe më shumë se kurrë, dëgjoni trupin tuaj: kur jeni të lodhur dhe keni nevojë për gjumë, shkoni të flini”.

Më pas, për një mori formulash të reja që premtojnë të përmirësojnë shkëlqimin dhe të trajtojnë tonin e pabarabartë të lëkurës është përdorimi i një serumi që zvogëlon pamjen e poreve dhe trajton njollat kafe si dhe vijat e para të mimikës. Vitamina C është gjithashtu e shkëlqyer për rritjen e shkëlqimit, si dhe prodhimin e kolagjenit.

Hidratimi është gjithashtu thelbësor, prandaj përdorni përbërës hidratues, si acidi hialuronik dhe glicerina, për të shuar etjen e lëkurës në mënyrë që të jetë e shëndetshme.

Mbrojtja e fytyrës
Këtë sezon të ri niseni duke hequr disa nga produktet tuaja që janë për një kohë shumë të gjatë në dollapin tuaj të bukurisë. Sidomos SPF-të nëse kanë disa kohë që i keni blerë. Dhe mos harroni ta vendosni çdo ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles