Skuqjet në fytyrë mund të jenë sinjale të ndryshme për shëndetin tuaj. Ne ju sjellim më poshtë arsyet se çfarë fshihet pas çdo sikleti të tillë!
Skuqja në ballë: Skuqja në ballë krijohet si pasojë e problemeve me fshikëzën e urines dhe tretjen e ushqimit. Ndryshoni sa më parë regjimin ushqimor. Konsumoni fruta, perime, ushqime të pagatuara, përtypuni mirë dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik.
Skuqje në faqe dhe mollëza: Kjo skuqje shkaktohet si pasojë e problemeve në mushkëri. Këshilla më e duhur për duhanpirësit është të reduktojnë konsumin e duhanit. Pini sa më shumë ujë, përdorni kripën e kuqe të Himalajeve, konsumoni sa më shumë fruta të thata dhe merruni me sport, sidomos not.
Në mjekër: Skuqja që shfaqet në mjekër krijohet si pasojë e problemeve hormonale, stresi apo problemet me stomakun.





