Festa ideale është ajo në të cilën sinkronizohen të gjithë, mes sharmit e elagancës, thënë këtë, si ajo që u organizua nga Eurolab International Grup për të kremtuar zgjerimin në fushën e të bukurës me bashkëpunimin me kompaninë e madhe amerikane Revlon.
Nën përfaqësimin e së kuqes, Eurolab dhe Revlon kanë bërë xhiron e rrjetit kudo në “Instagram”.
Figurat e njohura publike, u bënë bashkë në eventin i cili mori vëmendjen e të gjithëve me hijeshinë dhe klasin e përcjellë.
Sharm, elegancë, klas e nën sofistikimin e gjithçkaje,l, Revlon ka prezantuar jo vetëm produktet e reja, por dhe bashkëpunimin me Eurolab.
Një bashkëpunim i suksesshëm, i cili garanton vite produktive përpara!
Revlon, një nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të kozmetikës, shëndetit të lëkurës, parfumeve dhe kujdesit personal dhe nga ana tjetër Eurolab, me 28 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera, me një shtritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në vende të tjera europiane.
Dy emra të mëdhenj që bëhen bashkë për të qenë afër klientëve me gjithë sa ata kanë nevojë!
“Eurolab është kompania që keni shumë afër në çdo moment të festave tuaja, edhe pse ndoshta nuk e dini. Mëngjeseve energjike me Illy Caffe dhe croissant Bauli. Paraditeve me diell me një Aperol Spritz, një birrë Peroni, apo Corona. Pasditeve plot glamour me Moet Chandon apo mbrëmjeve speciale me Dom Perignon. Festave me fantastike me Vodka Skyy apo Belvedere. Ne jemi gjithmonë duke ofruar produktet më të mira në 8 shtete tashmë dhe nën një drejtim, të gjithin shqiptar. Jam e lumtur të mirëpresim dhe t’i hapemi tregut në “Divizionin Beauty” me kompaninë ndërkombëtare Revlon, për të bashkuar standartet e larta dhe oferten më të mirë”, ka thënë në fjalën e saj përshëndetëse Erila Velaj, CEO e Eurolab Internacional Grup.
Mos kini më dyshime se ku gjeni tashmë gjithë sa dëshironi për të bukurën dhe atë që veçohet plot shkëlqim!





