Nuk ka asgjë më të keqe se sa të shihni flokët tuaj të yndyrshëm. Momente të tilla mund t’ju prishin ditën. Sa më shumë që përpiqeni t’i bëni ato të duken më pak të yndyrshme, thellë në vetvete e dini që flokët tuaj duken keq.
Por asgjë nuk është e pamundur! Nëse flokët tuaj yndyrosen një ditë pasi i lani, me siguri ka diçka që nuk shkon me rutinën tuaj. Ne ju japim disa sugjerime se si të parandaloni që flokët tuaj të yndyrosen.
1. Zgjidhni shampon dhe balsamin tuaj me kujdes
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është lloji i shampos dhe balsamit që përdorni. Ne ju rekomandojmë solucione organike që nuk përmbajnë asnjë kimikate dhe do të shihni një ndryshim në flokët tuaj.
2. Ushqehuni shëndetshëm
Ajo që hani ndikon në mirëqenien tuaj dhe ka një ndikim në flokët dhe lëkurën tuaj. Është shumë e rëndësishme që të ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm që përmban fruta dhe perime. Nuk ka nevojë për dieta strikte por thjesht një regjim të mirë.
3. Aplikoni balsam vetëm në majat e flokëve
Njerëzit kanë tendencë të aplikojnë balsam në të gjithë flokët e tyre. Kjo është absolutisht e gabuar! Balsam duhet të aplikoni në një pjesë të vogël, vetëm në skajet. Nëse nuk e bëni këtë, flokët tuaj do të yndyrosen më shpejt se sa pritej.
4.Shmangni larjen e flokëve me ujë të nxehtë
Kjo pasi mund të largojë vajin natyral nga kutikulat dhe skalpin e kokës dhe t’i bëjë flokët të yndyrshëm.
5. Mos i lani flokët çdo ditë
Detyra më e vështirë është të shmangni larjen e flokëve çdo ditë. Nëse dëshironi të ndaloni yndyrën e flokëve, duhet t’i lani ato të paktën 2 herë në javë.
6. Provoni uthull molle
Shkoni në modën e vjetër dhe lani flokët vetëm një herë me uthull molle. Në një filxhan me ujë, thjesht shtoni uthull molle dhe hidheni nëpër flokë. Mund ta lini për disa minuta dhe do të vini re që pas një kohe flokët tuaj do të jenë pa yndyrë.





