Monday, August 31, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pushimet po afrojnë! Si të kurseni më shumë para?

Pushimet janë periudha që askush nuk e vret mendjen për shpenzimet dhe shpesh persona të caktuar dalin jashtë parashikimeve se mundohemi të marrim maksimumin e argëtimit. Ekspertët e parave ama ju japin një guidë të qartë të mënyrave që mund t’iu kursejnë goxha në ditët e pushimeve.

  1. Hapi parë është të ndani një buxhet fiks për çdo shpenzim para se të niseni. E pikërisht në këtë moment mos harroni të keni hequr nga ky buxhet qeranë apo pagesa fikse që duhet t’i kryeni patjetër kur të ktheheni. Me pak fjalë, hiqni dorë nga një darkë jashtë ose një fustan i shtrenjtë që të kurseni pak për kthimin.
  2. Për të shpenzuar më mirë, është gjithashtu e nevojshme të parashikoni se si do t’i përdorni paratë që keni në dispozicion, duke llogaritur shpenzimet e nevojshme ashtu edhe ato shtesë. 50% e parave harxhohen për qëndrim dhe udhëtim, 20% për ushqim (nëse nuk vendosni të hani gjithmonë drekë dhe darkë jashtë), 20% për argëtim dhe 10% për raste urgjente.
  3. Për të mbajtur nën kontroll situatën tuaj ekonomike, gjëja më e mirë që mund të bëni, madje edhe kur jeni me pushime është të shkruani sa shpenzoni.
  4. Kur udhëtoni me shoqërinë, shpesh ka nga ata që paguajnë për të tjerët dhe i ndajnë paratë më vonë. Për të mos harruar kush pagoi çfarë, apo sa në borxh jeni, ka aplikacione që mund t’iu ndihmojnë.
  5. Kërkoni mirë para se të vendosni me cilën kompani do bashkëpunoni. Përpiquni të kërkoni sa më shumë dhe në faqe të besueshme që të kapni një çmim të lirë, por edhe të gjeni atë që po kërkoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles