Pas këtyre kombinimeve të Beyonce, jemi të sigurt se do të kombinoheni të gjithë me të kuqe!

0
193

Mbretëresha B, ose thënë ndryshe, Beyonce ka ndarë së fundmi disa foto në llogarinë e saj duke ardhur me një ‘look’ tërësisht në ngjyrë të kuqe.

Nga fundi, gjysmëgolfi, xhaketa me shkëlqim, sandalet, kapelja e buzët ishin në nuancën e ndezur të së kuqes.

Ky model kapeleje në fakt është parë së fundmi të zgjidhet nga shumë blogere mode, duke treguar se do të jetë një trend në muajt e ardhshëm.

Megjithatë çfarë ka tërhequr vëmendjen te kjo zgjedhje e yllit të muzikës pop, është e kuqja që duket se nuk është aspak e tepërt edhe pse në doza të mëdha.

Ju do të guxonit po aq sa Beyonce?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here