Sfida e fundit brenda shtëpisë së Big Brother Vip i ka vendosur të gjithë banorët në situata jo fort të kollajshme.
Ata janë përpjekur të hanë pa duar, duke u kombinuar çift me lojëtarë që marrëdhëniet kanë qenë paksa të nxehta.
Përpos të gjitha përpjekjeve, sfidën e ka fituar Rikja dhe Meritoni, të cilët i kanë shkuar deri në fund lojës duke fjetur të ngjitur me letër bashkë.
Rikja ka treguar më herët se njihet me Meritonin dhe kjo gjë mund ta ketë bërë më të thjeshtë përshtatjen e tyre në sfidë.
Edhe pas përfundimit të sfidës dyshja vazhduan të flenë në të njëjtin krevat.





