Kate Middleton është padyshim një nga ikonat e stilit të familjes mbretërore britanike; ajo është gjithmonë pa të meta dhe çdo dalje e saj përbën një tendencë për t’u ndjekur. Dukesha, nga ana tjetër, një grua pragmatike dhe konkrete, nuk i pëlqen të shpërdorojë: pasioni i saj për veshjet e ricikluara është i njohur që dhjetë vjet më parë. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se Dukesha ka një strategji ‘sekrete’ në zgjedhjen e veshjeve: kur gjen një veshje që i shkon, e merr në dy variacione të ndryshme ngjyrash.
Të paktën njëherë do t’u ketë ndodhur të gjithave; të gjejmë një fustan të na pëlqejë aq shumë sa ta blejmë për dy raste të ndryshme. Dukesha ka një strategji të ngjashme për modelet e saj të preferuara; i posedon në dy variante, në dy ngjyra të ndyrshme, që i vesh të paktën në distancën kohore të një viti për të mos e përsëritur shumë veten.
Në këtë mënyrë ajo ndërton një gardërobë lehtësisht tëidentifikueshme, ndërsa ndryshon ngjyrat. Skuadra që fiton nuk ndryshon, as në pamje!






