Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Si ta nisni mbarë Vitin e Ri? Ju themi disa sugjerime sipas “Bright Side”!

Viti i ri mbërriti dhe me të edhe artikujt që na tregojnë se si mund ta bëjmë këtë vit edhe më produktiv!

Niseni me gjithcka që nuk ju bën më punë në shtëpi, raftet e mbushur me sende të vjetra në pengojnë për fillime të reja shkruan ‘Bright Side’…
Por çfarë rendit tjetër “website” i njohur, në radhën e veprimtarive apo “pastrimit” që duhet t’i bëni shtëpisë suaj në mënyrë që viti të shkojë mbarë?
1- Hiqni faturat e vjetra, fletëpalosjet, kartolinat apo revistat e vjetra.. madje edhe dokumentat… Mbani në mend se manualet dhe çertifikatat janë të disponueshme në formë elektronike.
2- Hiqni nga vendet e vendosura aparatura që nuk i përdorni, një ekspres kafeje, pajisjet me difekt, çadra të thyera, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë.
3- Hiqni të gjithë rrobat apo këpucët e dëmtuara… vendosini vetes një afat për t’i rregulluar dhe në të kundërt kujtohuni se disa gjëra nuk kanë më dobi për ju!
4- Hiqni çdo dhuratë apo kujtim që ju lidh me ish- partnerët. Në frikë për të ndjerë mungesën ne vazhdojmë të mbajmë gjëra që na lënë në të shkuarën…
Ne gjithmonë priremi të besojmë se më e mira nuk ka ardhur ende. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por një qasje e tillë çon në blerjen/mbajtjen e artikujve që, me shumë mundësi, nuk do të kenë kurrë mundësinë për t’u përdorur… hiqini ato nga ambientet tuaja.. sepse çdo fillim i ri, sjell rifreskim në mendjen dhe shpirtin tonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles