Monday, June 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pse dritat e pemës ndizen më 6 dhjetor? Ju shuajmë disa kuriozitete!

Në vende të ndryshme të botës, dita e vendosjes së pemës është tashmë në ndryshim të vazhdueshëm, kjo sepse lidhet me traditat dhe besimet e tyre.
Megjithatë në vendin tonë, por edhe në disa vende të tjera të botës, si Belgjika, Italia, data 6 dhjetor njihet si dita zyrtare e vendosjes së pemës dhe ndezjes së dritave. Kjo sepse data 6 dhjetor është dita e festës së Shën Nikollës “Santa Claus”.
Dita e Shën Nikollës, e quajtur edhe Festa e Shën Nikollës, kremtohet më 5 ose 6 dhjetor në vendet e krishtera perëndimore, dhe më 19 dhjetor në vendet e krishtera lindore duke përdorur kalendarin e vjetër të kishës.
Në kalandarin liturigjik, pema vendoset në të dielën e katërt para Krishtlindjes.
E gjitha kjo periudhë kohore në kalendarin liturgjik, është përkufizuar si një periudhë pritjeje dhe përgatitjeje për Kremtimin e Lindjes së Krishtit në Krishtlindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles