Profesioni i infermierit është thelbësor në dhënien e njëshërbimi të sigurt dhe cilësor në mjedisin mjekësor dhe në komunitete. Zhvillimi profesional i infermierit ndikon si në aspektin personal dhe komunitar, duke e motivuar për të kapërcyer dhe sfidat aktuale si në nivel vendor dhe qendror.
Kështu që është e rëndësishme të kemi profesionist të kualifikuar, kompetent dhe të disiplinuar në sistemin e kujdesit shëndetësor, të cilët të mund të ofrojnë shërbime adeguate dhe cilësore në çdo kohë dhe në çdo vend.

Në të ardhmen roli i infermierit do të fokusohet edhe më shumë në promovimin, mirëmbajtjen dhe rregullimin e shëndetit, me qëllim sigurimin e një shërbimi cilësor në komunitet. Përdorimi i duhur i burimeve dhe trajtimi në mënyrë të barabartë i të gjithë pacientëve do të lehtësohet duke patur një model referimi.
Shqipëria ka nevojë për infermierë kompetent që janë në gjëndje të sigurojnë dhe impenjohen në role të ndryshme si promotorë të shëndetit, mësues, menaxher, koordinator kurash të përshtatshme, si dhe promotor dhe mbrojtës së të drejtave të çdo qytetari kundrejt shëndetit dhe kurave.
Prandaj, programet universitare të Diplomës së Infermierit (Bachelor) duhet të garantojnë që çdo praktikanttë fitojë kompetencat e nevojshme dhe të domosdoshme që mund ti lejojë të kryejë profesionin e infermierit me aftësi shkencore dhe me etikë të përshtatshme.

Është e rëndësishme të theksojmë që disa pyetje dhe probleme lidhur me zhvillimin e aftësive të jenë në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar për sa i përket limiteve ose mungesës së një kuadri komceptesh koherente, të cilat mund të mbështesin metodat e tëtë mësuarit dhe vlerësimin bazuar mbi aftësite e profesionale të profesionit të infermierit.
Në këtë këndvështrim projekti “AFTËSITË” ka si synim të krijojë një model konceptesh, i cili do të na mundësojëtë vlerësojmë njohuritë, aftësitë, zakonet e nevojshme për të sapo diplomuarit që duhet të fitojnë ato gjatë kurseve të trajnimit universitar, me qëllim që të ushtrojnë në mënyrë të plotë dhe të përhershëm profesionin e infermierit.
Këto aftësi përbëjnë bazat e formimit kulturor dhe intelektual të fituara gjatë formimit në universitete dhe zhvillimittë vazhdueshëm profesional të formimit dhe specializimit të avancuar.





