Beniada Nishani ka sjellë një fundjavë sporti dhe mirëqënieje së bashku me Benny Official.
Së bashku me mësuesen e Pilates Migena Jahelezi, Beniada solli një ditë të plotë stërvitje për trupin dhe shpirtin. Ajo lançoi aty edhe koleksionin e linjës dedikuar tërësisht grave nga Benny Official.
Ngjarja u zhvillua në Villa Escape 21, ku morën pjesë shumë gra nga bota e sportit dhe Wellness.
Koleksioni i ri Benny Official është krijuar për ata që duan të vishen në mënyrë të zakonshme në kërkim të thjeshtësisë dhe rehatisë pa sakrifikuar stilin. E gjallë, inovative dhe e guximshme.
Artikujt e koleksioneve do t’ju fitojnë me freskinë e tyre dhe një linjë super mode të përshtatshme për ata që ushtrojnë sport, por edhe për ata që duan të jetojnë përditshmërinë me prekjen e duhur të klasit dhe elegancës.






