Në tetor të këtij viti, Neymar dhe Bruna Bincardi u bënë prindër të vajzës së tyre të parë, Mavie… ndonëse më herët Neymar është bërë baba edhe i një djali, Davi Lucca, nga marrëdhënia me ish të dashurën, Carolina Dantas.
Neymar dhe Bincardi e bën publike lidhjen e tyre në vitin 2022, përmes një postimi në Instagram, ndërsa në prill të këtij viti njoftuan shtatzëninë e Bincardit…
“Ne ëndërrojmë për jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dime se ti je këtu për të kompletuar dashurinë tonë dhe për t’i bërë ditët tona më të lumtura”, shkroi dyshja në gjuhen portugeze në rrjetet sociale.
Pas një ndarjeje që u përpoqën ta mbajnë larg vëmendjes së mediave në verën e vitit 2022, dyshja u shfaqën sërish me një foto bashkë në muajin shkurt të këtij viti…
Por çfarë dinë më shumë njerëzit për Bruna Bincardin, të dashurën e shumëpërfolur të futbollistit?
Ajo është një modele dhe influencuese e modës, i pëlqen të udhëtojë, është shoqe me gruan e Lionel Messi dheee…. Ka falur plot 92 herë tradhëtitë e Neymar…
Por a mund të falte dhe herën e 93-të?
Pas ardhjes në jetë të vajzës, mesa duket JO!
Plot 92- herë e tradhëtuar! Çfarë nuk dini për partneren e Neymar, Bruna Bincardi?





