Friday, September 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sa kohë pas hapjes rezistojnë produktet kozmetike?

 

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni aq shumë gjëra saqë mos të jeni në gjendje të gjeni atë që kërkoni? Vajzave mund t’u vijnë ndërmend produket e bukurisë dhe ne pikërisht për ato e kemi fjalën. Në banjë gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, e produkte kozmetike, në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rënde, çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës. Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Më poshtë ju vijmë në ndihmë duke ju treguar sa gjatë duhet t’i përdorni produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

2 deri në 3 muaj: rimeli, scrubi dhe maskat e fytyrës, sfungjeri i trupit dhe manikyrët.

6 deri në 12 muaj: peneli i lëngshëm, fondotinta (kremi puder), larësi i fytyrës dhe serumet e fytyrës.

1 deri në 1 vit e gjysmë: shkëlqyesi i buzëve, kremi mbrojtës kundër diellit, kremi hidratues, shampot, lapsi i syve dhe i buzëve./beautyfairalbania.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles