E keni pritur me padurim deri më tani një kurs makepu-i nga Henri Gjata?
Epo momenti ka ardhur! Përmes një postimi në rrjetet sociale, Henri ka zbuluar se cfarë do të mund të mësoni në kursin intensiv të tij në bashkëpunim me Muse Academy Albania.
Në këtë kurs Henri ka shpjeguar se pjesëmarrësist do të munden të mësojnë teknika të reja makeup-i, përmirësimin e tyre, do të mund të marrin zanatin sic duhet, por jo vetëm kaq.
Ai ka theksuar se përmes këtij kursi dhe pjesëmarrjes tuaj në të do të siguroni njohuritë bazike të produkteve, të tipeve të lëkurës dhe makeup-it përshtatës varësisht kushteve të saj.
Makeup natyral, glam, për tapet të kuq janë disa nga llojët e makeup-it për të cilat do të mësoni më shumë dhe do të perfeksiononi njohuritë tuaja.
Këshillimi i karrierës është një tjetër pikë e këtij kursi intensiv, në fund të të cilit do të mund të pajiseni me certifikatë “Muse Academy Albania x Henri Gjata”.
Cfarë po prisni të merrni informacione mbi kursin e radhës?