Përmes një video në llogarinë e saj, Greta Koçi ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Këngëtarja tregoi barkun e rrumbullakosur në festën e zbulimit të gjinisë, ndonëse për publikun nuk e ka treguar ende nëse është një vajzë apo një djalë.
Kujtojmë se Greta e ka mbajtur tejet private jetën e saj personale dhe romantike, duke mos zbuluar asnjë detaj rreth personit me të cilin ndan jetën.





