Veshja e modeles, Adrola Dushi, mori vëmendjen e të gjithëve në koncertin e Capital T. Bukuroshja shqiptare zgjodhi një pamje totalisht në ngjyrën e bardhë duke kombinuar fustanin në këtë ngjyrë me çizmet.
Fustani u stilua nga stilisti i njohur shqiptar, Ardi Asllani, të cilin Adrola zgjodhi ta falenderojë edhe publikisht.
Kujtojmë se nata e Capital T në Prishtinë mori vëmendjen e gjithë mediave online dhe jo vetëm.
Fansat e Capital e shijuan maksimalisht koncertin i cili risolli dhe njëherë vitet e tij ndër vite.
Më herë Capital T ka mbajtur koncertin “Time Capsule” në kryeqytetin e Tiranës, një event i cili vendosi standarte të reja në organizimin e koncerteve.
Kësaj here, koncerti pati prezent edhe personazhet e njohur të estradës shqiptare, ku dalloi me pamjen gjithmonë fantastike, Adrola Dushi.





