Këngëtari me famë ndërkombëtare, Ricky Martin, elektrizoi mbrëmjen e djeshme gjithë sheshin Skëndërbej me performancat unike.
Ricky jo vetëm këndoi live për disa orë, por edhe performoi me këngët e ndryshme e madje hodhi flamurin shqiptar mbi shpatulla.
Këtë moment e publikoi edhe fotografi shqiptar, Endrit Mertiri.
Pas këtij momenti edhe vetë Ricky e ripublikoi postimin e Endrit, duke e bërë të vetmin postim nga kjo mbrëmje.






