Saturday, October 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vetëm 18 dollarë! E gjeni dot se cili është ushqimi i preferuar i Meghan dhe Princ Harry-t?

Publikimi i librit të kujtimeve të Princit Harry, ‘Spare’, i ka shkaktuar probleme atij dhe gruas së tij Meghan Markle, pasi çifti nuk ishte i ftuar në festën e Bafta.

Megjithatë libri i tij i ri ka shërbyer edhe për të zbuluar disa kuriozitete rreth jetës së tij, si ushqimi i preferuar.

Si Harry ashtu edhe Meghan janë adhurues të mëdhenj të pulës së pjekur, ushqim që Markle e ka shijuar pasi erdhi në jetë fëmija i tyre i parë.

Dyshja e ka konsumuar ushqimin në Nandos, i cili fillimisht u themelua nga anëtarë të komunitetit portugez-mozambikan të Afrikës së Jugut.

Çmimi i një pule të plotë është 18 dollarë, dhe specialiteti i tyre është një pulë e marinuar me salcë peri-peri, e cila bëhet me spec djegës të vendeve të lartpërmendura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles