Përdorimi i disa vajrave do i ndihmojë flokët tuaj të rriten në formë të njëtrajtshme dhe të shëndetshme. Aplikimi i tyre në mënyrë të rregullt do t’i ndihmojë flokët tuaj të duken më voluminozë dhe do të eleminojë majrat e dyfishta e flokët e djegur.
Më poshtë ju rendisim disa prej vajrave që do t’ju duhen:
Vaji i bajames zbut dhe hidraton skalpin e kokës.
Vaji i drurit të kedrit dhe sherebelës stimulon nxit rritjen e flokëve.
Vaji i kamomilit dhe kokosit u jep flokëve shkëlqim, butësi dhe qetëson skalpin e kokës.
Vaji Geranium forcon flokët.
Vaji Jojoba i pasuron flokët me lëndët ushqyese të nevojshme.
Vaji i livandës ndihmon me kontrollin e zbokthit.
Vaji i arganit i ushqen flokët me antioksidantë.
Vaji i rozmarinës stimulon rrënjët dhe rrit qarkullimin në lëkurën e kokës.
Vaji i drurit të sandalit ndihmon me majat e thata dhe u jep flokëve aromë të mirë.





