Ju kaloni një ditë të gjatë e të lodhshme dhe është e rëndësishme që të ndjehenj komfort. Reçipetat janë të brendshmet të cilat mund t’iu shkaktojnë bezdi dhe dhimbje nëse ato nuk janë në masën e duhur. Por si mund ta kuptoni këtë?
Në këtë artikull ju zbulojmë disa nga shenjat që ju tregojnë se reçipetat që po përdorni nuk janë për ju.
1-E ndjeni lëkurën të irrituar?
Kur ju mbani një veshje të ngushtë ajo fërkohet me lëkurën duke e irrituar dhe rritur inflamacionin në folikulat e qimeve. Bakteriet hyjnë në këto folikula duke i infektuar ato.
2-Përpiqeni ti rregulloni ato shpesh
Nëse ju jeni në përpjekje të vazhdueshme duke i lëvizur apo rregulluar reçipetat atëherë ato nuk janë masa juaj.
3-Ju ka ndodhur të keni refluks?
Veshjet e ngushta ushtrojn presion në pjesën abdominale në atë pikë ku ju mund të keni refluks. Kjo pasi acidi shtyhet nga stomaku drejt ezofagut.
4- Keni dhimbje në pjesën sipërme e trupit?
Reçipetat që nuk ofrojnë mbështetje apo komfort rezultojnë gjithmon në dhimbje të shpinës dhe shpatullave.
Burimi Healthline





