Dukesha e Kembrixhit është një ikonë e vërtetë e modës. Pothuaj gjithçka e saj bëhet një tendencë mode. Më poshtë ju sjellim 5 rregulla të zbatuara rreptësisht prej Princesësh Kate, që do t’ju duhen edhe juve:
- Krijo modelin e flokëve të përsosur
Një model elegant i flokëve, dhe një makijazh delikat janë bazat e çdo look-u elegant. Dukesha preferon ose flokë të lëshuar, ose modele klasike të flokëve. Vini re se asnjë karficë apo kapëse, nuk shihet ndonjëherë në flokët e dukeshës. Pajisje të tilla mund të bëjnë llok-un të duket më i varfër.
- Eleganca është një domosdoshmëri
Kethrin është elegante dhe jashtëzakonisht e natyrshme. Ajo ka një buzëqeshje të hapur, lëvizje të hijshme, dhe poza të sakta, pa asnjë gjurmë të vetme nënçmimi ose arrogance. Kjo është arsyeja pse ajo ka pushtuar zemrat e qytetarëve britanikë dhe miliona njerëzve të tjerë anembanë botës.
- Të ulesh në stilin mbretëror është art i pastër
Ka vetëm dy mënyra që një zonjë mund të ulet. Mënyra e parë quhet “Duchess Slant” dhe e dyta është “Cambridge Cross”.
Kur ulet në stilin “Duchess Slant”, është e nevojshme që të mbajë shpinën drejt, mjekrën lart, dhe gjunjët dhe kyçet të bashkuar me këmbët jashtë në anë. Duart duhet të vendosen në gjunjë, pëllëmbë më pëllëmbë. Me “Cambridge Cross”, duhet të mbahen gjunjët të bashkuar dhe kyçet të kryqëzuara, me të dyja thembrat në tokë. Kjo pozë ka një efekt zgjatues për këmbët. Në të dy pozat, shpina duhet të jetë tërësisht drejt, duke mos prekur pjesën e prapme të një karrigeje.
- E njëjta gjë vlen për të ngrënët në stili mbretëror
Dukesha vendos takëmet e ngrënies mënjanë, pasi ha një copë të vogël nga pjata. Dhe kur ajo provon supën, e lëviz lugën në një drejtim së jashtmi. Duhet të hash me copa të vogla, për të mos përfunduar në një situatë ku i thua tjetrës: “Më lejoni të përfundoj së përtypuri, dhe pastaj do të përgjigjem”.
- Një gotë vere duhet të mbahet nga bishti
Vera duhet të mbushë vetëm pjesën e gjerë të gotës së qelqtë. Gota duhet mbajtur nga bishti, për të mos lejuar ngrohjen e saj. Dhe nëse mbani buzëkuq, përpiquni të prekni buzën e gotës në vetëm një vend, për të shmangur krijimin e një “unaze buzëkuqësh” tek buza e gotës./beautyfairalbania.al





